SpaceX nis misionin për t’i rikthyer dy astronautët e bllokuar në hapësirë
SpaceX ka nisur misionin e saj për të rikthyer dy astronautë të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) që nga qershori.
Kapsula Dragon, e cila ka dy vende bosh për Butch Wilmore dhe Suni Williams, u ngrit nga Kepi Canaveral, Florida të shtunën.
Misioni i çiftit në stacionin hapësinor pritej të zgjaste vetëm rreth tetë ditë, por pasi u gjet një defekt në Boeing Starliner të ri, ai u kthye bosh në Tokë si masë paraprake.
