Therja në Ferizaj, policia jep detaje

Ditën e premte në Ferizaj, një burrë u ther me thikë si shkak i një konflikti për pronë.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që pas një përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Go to TOP