Lajçak takohet me Vuqiçin, flasin për dialogun

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka thënë se me presidentin serb ka folur për nevojën e një ri-angazhimi për zbatimin e aneksit të Ohrit.

“Ne diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për ri-angazhim dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, gjithashtu në dritën e Planit të Rritjes të BE-së për rajonin”, ka shkruar Lajçak.

Go to TOP