Kurti dhe përfaqësuesi i Kuvajtit flasin për marrëdhëniet mes dy vendeve
Përfaqësuesi i Lartësisë së Tij Amir Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Princi i Kurorës Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah pritën kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Takimi u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që mbahet aktualisht në Nju Jork të mërkurën, raporton Agjencia e lajmeve e Kuvajtit, “Kuna”.
Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për marrëdhëniet mes Kuvajtit dhe Kosovës, si dhe mënyrat e mbështetjes dhe forcimit të tyre në mënyrë që t’i shërbejë interesit të dy vendeve dhe kombeve të tyre, krahas zhvillimeve të fundit në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Promovimit të Investimeve Direkte të Kuvajtit, Sheikh Dr. Meshal Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, nënsekretar i Punëve të Jashtme pranë Lartësisë së Tij, Diwan Mazen Al-Isa i Princit të Kurorës dhe ndihmës ministri i Jashtëm Bader Saleh al-Tunaib. /Kosova.info/
