Barella s`e ndihmon Interin të paktën në dy ndeshje

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë të paktën në dy ndeshjet e ardhshme, ka njoftuar klubi italian të martën.

Sipas një deklarate të klubit, Barella, i cili ka bërë 175 paraqitje në Serie A për Interin, ka pësuar një tërheqje muskulare.

“Gjendja e tij do të vlerësohet përsëri javën e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

Inter, që në tabelë gjendet në vendin e gjashtë me tetë pikë pas pesë ndeshjeve, do të përballet me Udinesen të shtunën, përpara se ta presë Crvena Zvezdën në një ndeshje të Champions League të martën.


Go to TOP