Abdixhiku prezanton studentët e Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe deputeti Besian Mustafa, u kanë uruar mirëseardhje Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.
Në një postim në Facebook, ai tha se të 20 studentët e përzgjedhur do të ndjekin 12 ligjërime mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin tonë programor e vet organizimin partiak – nga ligjërues tanë e nga mysafirë të jashtëm.
“Ata i bashkohen rrugës së 40 studentëve të tjerë që në dy klasa paraprake kanë përfunduar këto cikle ligjërimesh. Secili prej tyre, në moshë krejt të re, ishte me plot kureshtje e përplot vullnet. Kënaqësi gjithnjë puna me këta të rinj e këto të reja. Studentë të së tashmes, udhëheqës të së nesërmes, asete të bindjeve tona të djathta”, ka shkruar Abdixhiku.
Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ organizohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe mbështet në tërësi nga instituti amerikan NDI, USAID dhe SDC. /Kosova.info/
