Edicioni i 186-të i Oktoberfest-it ka mbledhur mijëra njerëz, vizitorë e pjesëmarrës në Munih të Gjermanisë.
Festivali i birrës mbahet nga 21 shtatori deri më 6 tetor në kryeqendrën bavareze.
Pjesëmarrësit e festivalit kërkojnë gotat e para të birrës në tendën Hofbraehaus, në ditën e parë të edicionit të 189-të të festivalit të birrës Oktoberfest në Munih, Gjermani, të shtunën, 21 shtator 2024.Një grua duke përgatitur një tezgë ku shet pjekurina me xhinxher para nisjes së festivalit në Munih.Pjesëmarrësit duke u dëfryer në Oktoberfest.Një kameriere duke mbajtur disa gota të mëdha birre në nisje të festivalit. Një grua duke shitur xhevrekë në një tezgë në mbrëmjen e parë t festivalit Oktoberfest.Nikoqirët e festivalit Oktoberfest para fillimit të edicionit të 189-të të birrës në Munih. Gara për të marrë gotat e para me birrë në ditën e parë të festivalit.Vizitorët duke pritur fillimin e festivalit të shtunën, më 21 shtator 2024Një kameriere mban disa gota birre teksa fotografohet me mysafirët.Një grua e veshur me një kostum tradicional buzëqesh derisa merr pjesë në paradën e qitësve, një ndër aktivitetet e shumta në kuadër të festivalit të 189-të të birrës Oktoberfest në Munih, Gjermani, i cili do të mbahet nga 21 shtatori deri më 6 tetor.Një mysafir me mustaqe dhe i veshur me kostum bavarez shihet në festival.Kamarieret e veshura me kostume tradicionale duke pritur hapjen e portave, para fillimit të festivalit.Një Luan në pije, nuska e fabrikës së birrës Loewenbraeu, e vendosur në çati, krahas një gote gjigante birre, logoja e fabrikës së birrës Paulaner, në ditën e hapjes së edicionit të 189-të të festivalit të birrës Oktoberfest në Munih.Një punonjës duke mbushur gotat me birrë të freskët.Fëmijë të hipur në një karrocë gjatë paradës së kostumeve tradicionale gjatë aktiviteteve të festivalit Oktoberfest.