Mbyllet për 4 ditë manastiri i Banjskës, `për arsye sigurie`

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se Manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.

Në njoftim thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorët është siguria, si dhe për të ruajtur paqen. 

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.

Mbyllja e Manastirit ndodh në kohën kur sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, shënon një vjetorin. /Kosova.info/


Go to TOP