Forumi Intelektual reagon kundër ndryshimeve në libreza shkollore: Mbron strukturën tradicionale të familjes
Forumi Intelektual ka shprehur shqetësimin e tij të thellë në lidhje me ndryshimet e fundit në libreza shkollore, ku termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” zëvendësojnë titujt tradicionalë “Nënë” dhe “Babë”.
Sipas Forumit, kjo qasje është një përpjekje për të devijuar nga vlerat tradicionale dhe familjare që janë thelbësore për një shoqëri të shëndoshë.
Në një deklaratë, Forumi thekson rëndësinë e ruajtjes së familjes tradicionale si një institucion kyç për edukimin e gjeneratave të reja dhe për të ardhmen e kombit.
“Forumi konfirmon përkushtimin për të mbrojtur këto vlera në çdo sferë të shoqërisë”, thuhet në reagim. /Kosova.info/
