Rama akuzon Vetëvendosjen dhe PDK-në për bllokimin e projekteve zhvillimore në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kritikoi ashpër veprimet e Vetëvendosjes dhe PDK-së, të cilat, sipas tij, kanë votuar për të ndaluar projekte të rëndësishme për kryeqytetin.
Rama theksoi se shkarkimi i aksionarëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe ndryshimi i rregullores për menaxhimin e mbeturinave janë vendime që do të pengojnë zhvillimin e Prishtinës, duke përfshirë projekte si Unaza Qendrore dhe Fshati Olimpik, që ishin planifikuar pa kosto për buxhetin e qytetit. /Kosova.info/
