Shefi i EULEX në nënshkrimin e marrëveshjes teknike me EUROGENDFOR

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit me rastin e rishikimit të Marrëveshjes Teknike ndërmjet EULEX-it në Kosovë dhe EUROGENDFOR.

Në një postim në X ai ka thënë se ndjehet i kënaqur që ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Vicenza të Italisë.

“Falenderoj sinqerisht Komandantin e Forcave, Kolonelin Hans Vroegh, për pritjen e tij të ngrohtë. Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për EUROGENDFOR-in për bashkëpunimin e shkëlqyer që ndajmë, të dëshmuar më tej nga 4 dislokimet e një njësie policore të formuar në rezervë gjatë viteve 2022/2023”, ka shkruar ai në X. /Kosova.info/


Go to TOP