Po bënin gara të shpejtësisë, policia i gjobitë me nga 400 euro dhe ua merr lejen pesë shoferëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar pesë persona duke zhvilluar gara ilegale në autostradë.

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj ndalim  drejtimi të automjetit.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP