Hyseni: Stacioni i Autobusëve po fillon të realizohet

Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se qyteti i Gjilanit pritet ta ketë objektin e ri të Stacionit të Autobusëve, me infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira pune e operimi.

Sipas njoftimit të kësaj komune, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Stacioni i Autobusëve po bëhet realitet falë bashkëpunimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ministrin Elbert Krasniqi.

“Një nga projektet me vlerë të madhe për qytetin, që sjell ndryshimet e nevojshme infrastrukturore dhe funksionale, po fillon të realizohet këtë vit”, tha Alban Hyseni. /Kosova.info/

Go to TOP