Një punëtor gjeti një trup të pajetë derisa po punonte në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Është gjetur një trup i pajetë në një shtëpi të pabanuar në Rrugën C në kryeqytet. Atë e kishte gjetur një punonjës, i cili e kishte lajmëruar rastin në polici.

Për këtë rast ka raportuar policia në raportin 24 orësh.

“Rr. C, Prishtinë 02.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar kishte gjetur një trup të pajetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar”.

Go to TOP