Aktakuzë ndaj një personi për kanosje të pronarit të portalit Veriu.info

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale L.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri L.L., me datë 28 gusht rreth orës 22:00 minuta në Mitrovicë, seriozisht kanos personin me iniciale G.M., – pronar i portalit Veriu.info,  duke e kanosur se do t’i shkaktoj ndonjë te keqe, për shkak të publikimit që portali që e drejton i dëmtuari kishte bërë për arrestimin e babit të të pandehurit L.L., e duke i shkruar mesazhe kërcënuese, me çka të dëmtuarit i ka shkaktuar frikë e shqetësim emocional.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Kosova.info/

Go to TOP