Abbott pas Kosovës ambasador në Shqipëri, e mirëpret Begaj

Ambasadori i deritanishëm i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pranuar detyrën e re si ambasador në Shqipëri. Ai është mirëpritur nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Begaj në një postim në X i ka uruar mirëseardhje ambasadorit, i cili sot prezantoi letrat kredenciale.

“Duke i uruar atij një mandat të suksesshëm ndërsa ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë për reformat, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar presidenti shqiptar. /Kosova.info/


Go to TOP