Zeka: Vendimi i qeverisë për pagën minimale është në kundërshtim me ligjin dhe populist
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, kritikoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me ligjin ekzistues.
Zeka theksoi se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është e detyruar të zbatojë ligjin, pavarësisht kontestimeve rreth rolit të saj në përcaktimin e pagës minimale.
Ai po ashtu u shpreh se vendimi nuk është elektoral, por populist, duke e lidhur këtë dhe vendimin për Projektligjin për Sigurimet Detyrimore të Kujdesit Shëndetësor me reagimet e mediave. /Kosova.info/
