Identifikohet i dyshuari për sulm seksual nga një të miture në Fushë Kosovë
Policia ka bërë të ditur se është identifikuar një i dyshuari i cili ka sulmuar seksualisht një të mitur.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rast tjetër.
“Fushë Kosovë 04.08.2024 – 17:23. Më 23.08.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). I dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rast tjetër. Rasti në hetim”, thuhet tutje në raport.
