Ekzekutivi mbështet me 72 mijë euro strehimoren e fëmijëve në Gjakovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e lumtur që sot është bërë nënshkrimi i kontratës për subvencionimin e strehimores për ofrimin e shërbimeve rezidenciale për strehimin dhe mbrojtjen sociale për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar dhe neglizhuar.

“Ministra e Drejtësisë ndau 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë për këtë qëllim. Është përkushtim i yni që kategoria e këtyre fëmijëve të marrin shërbimet e duhura dhe të nevojshme”, ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP