Policia kërkon ndihmë për gjetjen e vendodhjes së të dyshuarit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi. I dyshuari Arsim (Rasim) Rashiti kërkohet për përfshirje në veprën ‘Lëndim i lehtë trupor'”, ka njoftuar policia në Facebook. 

Ata kanë bërë thirrje për kontaktim të policisë në numrin e telefonit: 192 ose 038 535 812. /Kosova.info/


Go to TOP