Rama: Për herë të parë, kryeqyteti siguron shujta ushqimore për zjarrfikësit

Për herë të parë, zjarrfikësit e Kryeqytetit do të përfitojnë shujta ushqimore të siguruara nga komuna.

Sot, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, drekoi me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit, në një drekë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore Sh.A.

“Ky hap u mundësua nga ndarja e buxhetit të Kryeqytetit dhe kontraktimi i Kuzhinës Qendrore për të mbuluar shujtat për tre ndërrimet e zjarrfikësve”, shkroi Rama në facebook.

Rama theksoi se komuna do të vazhdojë të përmirësojë kushtet e punës për zjarrfikësit, duke bërë gjithçka brenda mundësive për të mbështetur ata që mbrojnë qytetin. /Kosova.info/

Go to TOP