Selmanaj: Kapja e shtetit nga LVV po shkel parimet dhe etikën, profesionistët po largohen

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për degradimin e standardeve etike dhe ligjore në vend.

Ai shprehet se në të kaluarën, kur ndodhte ndonjë skandal, merreshin masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve, por sot, sipas tij, e keqja ka triumfuar mbi të mirën, dhe nuk ndërmerren veprime ndaj anëtarëve të LVV-së, të cilët ai i cilëson si pjesë e një “sekti”.

Sipas Selmanajt, RTK dhe sulmi ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë janë shembuj të qartë të logjikës kapëse të LVV-së.

Ai gjithashtu kritikoi faktin që, ndërsa militantët e LVV-së mbesin të pandëshkuar, profesionistët largohen nga pozitat e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP