Anton Berisha kritikë të ashpër ndaj presidentes Osmani për dështimin në OKB dhe menaxhimin e skandalit të familjes

Anton Berisha ka shprehur kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani lidhur me veprimet e saj në OKB dhe reagimin ndaj një skandali brenda familjes së saj.

Sipas Berishës, përpjekja e presidentes për të sensibilizuar shtetet duke marrë me vete gratë e dhunuara gjatë luftës ishte një veprim lokalist dhe i pamenduar mirë, i cili dështoi për shkak të qasjes së saj që diplomatët e huaj e lexuan si një përpjekje për përfitim politik personal.

Berisha gjithashtu e kritikoi presidenten për mungesën e një qëndrimi institucional lidhur me abuzimin seksual të dy vajzave të strehuara gjatë luftës në familjen e burrit të saj, duke e akuzuar për zhvendosjen e debatit te gazetaret në vend të adresimit të problemit kryesor. /Kosova.info/

Go to TOP