Malota: Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, test për kulturën zgjedhore dhe arsyen e zgjedhësit
Në një postim në facebook, Arbër Malota, aktivist politik, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme më 9 shkurt 2025, duke theksuar se ato nuk duhet të jenë vetëm për të ndërruar pushtetet, por për të demonstruar një kulturë të mirëfilltë zgjedhore.
“Zgjedhësit duhet të vlerësojnë programet e subjekteve politike, të mësojnë nga përvojat e kaluara, dhe të analizojnë punën e qeverive pa toleruar dështimet”, tha Malota.
Ai apeloi për një qasje të arsyeshme dhe individuale nga votuesit, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë shoqëria mund të ecë përpara dhe të bëjë zgjedhje që i shërbejnë interesit të përbashkët. /Kosova.info/
