Afaristi Fusha kritikon partitë politike: Zgjedhjet i zgjojnë nga gjumi për të kujtuar bizneset tona

Afaristi i njohur Alajdin Fusha ka ironizuar partitë politike në Kosovë, duke theksuar se sezoni i përkujtimeve për bizneset fillon vetëm në prag të zgjedhjeve. Në një postin në profilin e tij në facebook, Fusha nënvizoi se nga sot e deri më 8 shkurt 2025, Presidentja e Kosovës ka hapur zyrtarisht këtë sezon, ku politikanët do të vizitojnë bizneset dhe do të habiten me atë që ato bëjnë.

“Për çdo sezon zgjedhor, politikanët kujtojnë që ne ekzistojmë, vijnë për vizitë dhe çuditen me prodhimet tona, me numrin e punëtorëve dhe makineritë që funksionojnë,” tha Fusha me ironi.

Sipas tij, këto vizita nuk mbeten pa një kujtim, pasi zakonisht përjetësohen me foto dhe postime në rrjetet sociale.

“Shyqyr që janë zgjedhjet dhe partitë politike zgjohen nga gjumi,” përfundoi Fusha, duke ironizuar interesimin e tyre të përkohshëm për sektorin e biznesit. /Kosova.info/

Go to TOP