Superliga e hendbollit starton me derbin Besa Famgas-Rahoveci

Elita e hendbollit tonë në konkurrencën e meshkujve, do të startojë me derbin e madh mes Besa Famgas dhe Rahovecit.

Shorti për edicionin garues 2024/2025 është tërhequr të premten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Rahoveci është kampion në fuqi, kurse Besa mbeti pa titull edicionin e kaluar, pas dominimit shumë të gjatë.

Të dy skuadrat kanë nisur përgatitjet dhe synojnë trofe në edicionin e ardhshëm. Besa e Pejës e Rahoveci do të garojnë edhe në Evropë.

Ndeshjet tjera të xhiros së parë janë: Trepça – Vushtrria, Vjosa – Kastrioti, Llapi – Prishtina.

Ndeshjet e xhiros së parë luhen më 14 e 15 shtator. Një javë më herët planifikohet gara për Superkupë në të dy konkurrencat.


Go to TOP