Chiesa gati të largohet nga Juve, kërkon një klub që luan në Champions

E ardhmja e sulmuesit italian Federico Chiesa ende është në dilemë.

Chiesa duket se dëshiron largimin nga Juventusi gjatë kësaj verë.

Në fakt, Juve është gati të pranojë shitjen e lojtarit për një çmim të volitshëm.

Mediet italiane raportojnë se Chiesa kërkon një sfidë të re. Lojtari thuhet se dëshiron të luajë në një skuadër e cila do të garoj në Ligën e Kampionëve.

“Chiesa do të donte një ekip që luan Ligën e Kampionëve, por deri më tani nuk ka asnjë klub që ka shprehur interesim”, shkruajnë mediet italiane.


Go to TOP