Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë forcimin e marrëdhënieve dhe integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, për të diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, dhe turizmit.

Ata theksuan rëndësinë e avancimit të procesit të integrimit evropian për të dy vendet.

Takimi u përmbyll me shprehjen e gatishmërisë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimin rajonal. /Kosova.info/

Go to TOP