Mbrojtja Civile: Shuhet zjarri në Shëngjin

Shuhet zjarri në Shëngjin. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se prej më shumë se 4 ditësh është bërë e mundur neutralizimi i flakëve që pushtuan pyje dhe kullota, në kodrat e qytetit të Shëngjinit, bashkia Lezhë.

Mbrojtja Civile shprehet se për shuarjen e zjarreve u angazhuan mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetëra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore.

Angazhim dhe koordinim me Mekanizmin 🇪🇺Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë 🇮🇹 italiane.

“Vlerësim, mirënjohje dhe falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi!”, thekson në njoftim Mbrojtja Civile.

Go to TOP