Shefi i BE-së e uron në gjuhën shqipe Kosovën për medaljen e bronztë të Laura Fazliut
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar në gjuhën shqipe Laura Fazliun për fitoren që ka korrur me medalje të bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Laura ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të fortë.
“Urime Laura, urime Kosovë!!! Xhudistët e Kosovës shkëlqejnë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024′”, ka thënë Szunyog. /Kosova.info/
🥉Urime Laura, urime Kosovë!!!#Kosovo's judokas shine bright at the #Paris2024 #OlympicGames.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 30, 2024
Exceptional skills, steely determination. https://t.co/hlCMpz30tD
