Pacolli thumbon krerët e shtetit: Bëjnë sfilata para hoteleve luksoze në Paris, minatorëve u thonë s’ka paga

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me mos ekzekutimin e pagave për minatorët e Trepçës tash e dy muaj.

Potimi i plotë:

Nuk ka paga për minatorët për arsye se nuk ka para….! ( po thonë)

Krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të zënë “me sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris. Atë që ata shpenzojnë në Paris do të mjaftonte me siguri për tejkalimin e krizës me minator!

Për informacion, lidershipi i Zvicrës që mori pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris është kthyer në Zvicër menjëherë të nesërmen pas hapjes së lojërave. /Kosova.info/

Go to TOP