Distria Krasniqi në finale, tashmë ka siguruar të argjendtën

Kampionia olimpike kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Paris 2024, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi ka mposhtur me “Golden score” xhudisten italiane, Odette Giufrida, në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu vendin në finale.

Performanca e Krasniqit ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në ndeshjen e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash. 

Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo.

Go to TOP