Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri
23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm.
Në këtë ditë u lind legjenda e futbollit Fadil Vokrri.
Ai u lind në qytetin e Podujevës.
Vokrri nisi herët të merrej me futboll, qysh në moshën 15-vjeçare.
Dy vjet më pas, ai debutoi si 17-vjeçar për Llapin.
Më pas në vitin 1980 kaloi tek Klubi i Futbollit “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola.
Për 9-shin e famshëm, periudha e viteve të 80-ta ishte e artë.
Fadil Vokrri, zhvilloi edhe një karrierë të bujshme ndërkombëtare.
Ai luajti edhe për skuadrat e Nimes në Francë dhe Fenerbahçe në Turqi.
Vokrri pati rol të madh edhe në afirmimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë mandatit të tij si kryetari Federatës së Futbollit, sporti më i bukur arriti kulmin e suksesit.
Në vitin 2016-të, Kosova u anëtarësua në mekanizmat kryesor si FIFA dhe UEFA.
Ai vdiq më 9 qershor 2018-të, në moshën ende pa i mbushur 58 vjet, duke lënë një mungesë të madhe tek komuniteti i futbollit në Kosovë dhe jo më gjerë.
