Bajrami: Në emër të mirëqenies së fëmijëve Qeveria e dështimve e filloi fushatën me ‘skema për blerje të votave’

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendsoje me shpërndarjen e shtesave për fëmijë është duke u munduar që të realizojë, sipas saj, “skemë për blerje të votave”.

Në Facebook, ajo ka shkruar se qytetarët nuk janë brenga e kryeministrit Albin Kurti, për të brengë ajo e konsideron votën e qytetarëve.

“Sot, në emër të mirëqenies së fëmijëve Qeveria e dështimeve dhe e korrupsionit filloj zyrtarisht fushatën me ”skema për blerje të votave”. Në këmbim të votës së tyre ju kthehet qytetarëve vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë nga ata që tri vite e gjysmë si pasojë e çmimeve më të larta”.

“Mos u mashtroni! Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, me që jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështuar të përmbushë 10% të asaj çka ka premtuar, tani me paratë që ka plaçkitë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat”.

“Këto skema duhet të kuptohen drejtë, nuk pa lansohen se Qeveria brengoset për qytetarët, sepse sikur qytetarët të ishin brenga e kësaj Qeveria shtesat, pagat dhe pensionet do të rriteshin në vitin 2022 kur inflacioni ishte dyshifror – nuk u rriten atëherë edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës insistoj, por u rriten sot, sepse nuk jeni JU brenga e Albin Kurtit, vota e juaj është”, ka thënë Bajrami.

Go to TOP