Zvicra dhe Yakin vazhdojnë bashkëpunimin

Trajneri Murat Yakin ka vazhduar kontratën me Kombëtaren e Zvicrës.

Rinovimi i kontratës vjen si një shpërblim pas arritjes në çerekfinale në EURO 2024.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të premten se Yakin dhe ndihmës trajneri i tij, Giorgio Contini, kanë rinovuar kontratat e tyre, ndërsa detajet do të bëhen të ditura të hënën.

Nën drejtimin e Yakin, Zvicra shënoi një fitore mbresëlënëse 2-0 kundër Italisë në raundin e 1/16 të finales në Euro 2024, para se të eliminohej nga Anglia në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive. 


Go to TOP