Komuna e Prishtinës shkëput kontratën me kompaninë e rrugës

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një postim ka njoftuar se drejtoria për investime kapitale dhe menaxhimin e kontratave ka shkëputur kontratën dhe tërhequr garancionin bankar në vlerën e 50.000 eurove, për shkak të papërgjegjshmërisë, pasi nuk ka realizuar planin dinamik të punës siç ishte kontraktuar dhe punonte me cilësi të dobët.

“Ky veprim lidhet me ndërtimin e rrugës “Gllogovicë-Grexhenik” dhe krahut të rrugës “L.Vitija”.

Kompanitë e papërgjegjshme nuk do të tolerohem”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/

Go to TOP