Kërcimtarja!

Shkruan: Kimete BERIShA

1. Njerëzit e pyesnin Miley Cyrus-in se ‘Kush është kjo zogëz që po i dridh kukat’, derisa Presidentja nën ritmin e këtyre vargjeve vallëzonte në shi bashkë me farefisin e saj.

– Sakrificën atmosferile e bënte për t’i treguar diçka Hovenierit, e jo Amerikës, se Amerika momentalisht nuk e di ku e ka as kokën e vet,

pra për t’i treguar Hovenierit se e do aq shumë Amerikën, sa që për të vallëzon edhe në shi, anipse nuk di të vallëzoj.

– Gjysmën tjetër të provimit të dashurisë, e jep dimrit, kur do t’i tregojë Amerikës me fakte se për të del zbathur edhe në borë.

Si e trentë.

– Ama nuk e ka pasur lehtë se i duhej të vallëzonte anipse ishte shumë e mërzitur për Ismail Kadarenë.

– Dashuria kërkon sakrificë.

Të gjitha këngët partizane ishin ‘në

borë e në shi’, e jo nën hije, se veç njeriu i mençur rri nën hije kur budallai i dashuruar del e laget në shi…

2. Hovenieri e ka gjetur Amerikën ‘shkret’, pasi që askush nuk po e vëren, ky po e shfrytëzon rastin të bëhet yll i estradës së Kosovës, duke ‘kënduar’ me Filharmoninë e Kosovës, pa ditur të

këndoj…

e ne tash duhet të gëzohemi se o Zot po këndon ambasadori amerikan, si Marylin Monroe kur ia uronte ditëlindjen Presidentit John Kennedy.

3. Për shkak se ishte e veshur kuq e bardhë, Presidentja dukej si Babadimër….!

– Përfytyroje sikur Presidenti amerikan të vallëzonte në shi para ambasasorit të Kosovës në Amerikë, menjëherë e kishin udhëzuar për analiza të mëtejme psikiatrike…

– Ama ne jemi popull i vogël, ne duhet të vallëzojmë shumë dhe në shi për ta bindur Amerikën që e duam, se nëse presim derisa të ndalet shiu, pastaj dashuria jonë do të dukej e kollajshme…

4. Në fillim m’u duk sikur nuk është bash-bash njëjtë si të vallëzosh para Gadafit, si të vallëzosh para ambasasorit amerikan…pastaj, m’u duk krejt njëjtë.

5. Gene Kelly, para tij, e Frank Sinatra, pas tij, këndonin në shi por me çadër në dorë, megjithëse Gene Kelly në shumicën e rasteve nuk e hapte çadrën, ku me ditë pse.

– Se ai nuk donte t’i tregonte askujt që e donte…por, këndimi i tij ishte shprehje e rigjetjes së lumturisë vetjake!

6. Pardje, Kosova u shpall vendi më i varfër në Evropë, pas Ukrainës.

– Për nasihat, presidentja e shtetit më të varfër në Evropë, siç është dashur ta dini, e ka shtëpinë në lagjën më luksoze.

7. Anipse është më e varfëra në Evropë, Kosova ka bukë.

– ‘Falë Zotit, Kosova siguron bukën e motmotit’, ka thënë ministri Peci.

– Ka folur si hoxhë, anipse e ka ‘studiuar’ filozofinë.

Pasi që e vetmja dije e tij për bujqësi është përvoja e tij si rojtar i lopëve, kur Peci e ka parë grurin, ju ka dukur shumë!

– Në bluzë e ka stampuar frazën primitive ‘Do punue koka, me prodhue toka’, në nëndialekt, që mendja e tij, mesazhi bujqësor vlen veç për katundarët!

– Dikur ishte ‘armiku’ më i madh i Veselit, por fjalën ‘këtë’ e thotë njësoj si Veseli ‘kit”.

8. Një vrasës ka ikur nga burgu i Smrekovnicës.

– Qe, çfarë ‘burgu’ i pret kriminelët e Danimarkës.

– Burgu nga ku ikin të burgosurit – duhet të mbyllet.

– Këtu, kush nuk arrin ta blej pafajësinë, arrin të ikë nga burgu.

– Kosova është vendi më i padrejtë në Evropë, ku me krime dhe me kriminelë bëhet tregti.

– Albulena Haxhiu duhet të shkarkohet, sepse nën pushtetin e saj, ose digjen dëshmitë dhe gjurmët e krimeve, ose ikin vrasësit nga burgu….

-,Gjithçka keq, e më keq!

P.S. Një mushkonjë ma prishi gjumin, m’u afrua te veshi dhe në vend se të më shqetësonte, më bëri të qesh, se më tingëlloi si kolona zanore e ‘Bareshës’!

– Tek këpuctari e takova një plak të cilit ia kish hëngër qeni këpucën…!

– Komentatori i futbollit në Klan Kosova me një palë fjalë fliste mbrëmë kundër Ronaldos, thuajse kishte diçka personale me të…

– Unë u bëra me Francën, për hatër të Albert Camus, por tek kur fitoi Franca, gëzimi m’u kthye në trishtim….o ku-ku, fitoi Marine Le Pen!


Go to TOP