Biden e uroi Starmerin për fitoren e tij: Pres me padurim bashkëpunimin

Presidenti i ShBA-së, Joseph Biden, ka telefonuar sot kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, për ta uruar për fitoren e Partisë Laburiste në zgjedhjet parlamentare, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Udhëheqësit riafirmuan marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona dhe rëndësinë e punës së bashku për të mbështetur lirinë dhe demokracinë në mbarë botën”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, raportoi Reuters.

Biden tha se ai priste të punonte ngushtë me Starmer për çështje kyçe, duke përfshirë “mbështetje për Ukrainën kundër Rusisë” dhe Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, si dhe të punojë me udhëheqësit e Irlandës së Veriut për rritjen dhe mundësitë ekonomike. /Kosova.info/

Go to TOP