Pas Etnës, një vullkan shpërtheu në një tjetër ishull italian – Shpallet alarm

Aktiviteti Vullkanik në ishullin jugor të Italisë, Stromboli, bëri që autoritetet të ngrinin alarmin nga portokallia në të kuqe, niveli më i lartë, dje.

Banorëve u është kërkuar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të mbrojtjes civile në ishullin e vogël vullkanik në veri të Sicilisë.

Disa qindra njerëz jetojnë në ishull

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) tha se aktiviteti i shtuar vullkanik u zbulua në malin Stromboli, vullkani aktiv i ishullit. Lava dhe hiri u derdhën nga vullkani në det, tha INGV.

Vetëm disa qindra njerëz jetojnë në Stromboli. Turistë të shumtë vijnë në ishull përmes detit nga Italia apo Sicilia me qëllim që të ngjiten në vullkanin 920 metra të lartë.

Gjithçka ndodh pasi vullkani Etna shpërtheu në Sicili, duke nxjerrë lavë dhe tym të dendur. Etna është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe është veçanërisht aktiv pranë kraterit juglindor. Është gjithashtu vullkani më i madh aktiv në Evropë, rreth 3300 metra i lartë.

Go to TOP