Kompania kosovare në qendër të përgjimeve në Bullgari, tentativa e dyshimtë për monopol së bashku me Sisecam Glass
Në një zhvillim të papritur që ka tronditur botën e biznesit dhe politikës, kompania e biznesmenit Bledian Ramadani, Gitor SHPK, është përmendur në disa përgjime në Bullgari, ku pretendohet se ka tentuar të blejë tërë prodhimin e xhamit për Kosovë në vlerë rreth 18 milionë euro në vit, per 5 vite. Ky zbulim ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësime në lidhje me qëllimet dhe taktikat e përdorura nga Gitor SHPK, si mundësi për ta krijuar monopol në tregun e lirë në Republikën e Kosovës.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, përgjimet u realizuan gjatë një operacioni të gjerë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Bullgari. Në këto përgjime, përfaqësues të Gitor SHPK-së dyshohet se kanë zhvilluar biseda me zyrtarë të lartë të politikes bullgare dhe njerëzeve kyç të industrisë së xhamit në Bullgari, duke negociuar kushtet dhe termat për një marrëveshje të madhe që do të sigurojë të gjithë prodhimin e xhamit për tregun kosovar duke i garantuar kosovarit monopol në treg për 5 vite!
Raportet tregojnë se ky operacion përfshinte shumë përfaqësues të industrisë së xhamit, duke përfshirë edhe disa kompani të tjera evropiane, por Gitor SHPK është përmendur si aktori kryesor dhe iniciator i kësaj marrëveshjeje të dyshimtë. Vlera e përfolur e marrëveshjes mbërrin shifrën e 90 milionë eurove për 5 vite, e bën atë një nga transaksionet më të mëdha në historinë e këtij sektori në rajon.
Një zëdhënës i Gitor SHPK, në një deklaratë për shtyp, ka mohuar kategorikisht akuzat dhe ka theksuar se kompania operon gjithmonë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe standardet etike. “Ne jemi një kompani me integritet të lartë dhe këtu sic shihet nuk ka asgjë në lidhje me aktivitetet e paligjshme. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet për të sqaruar çdo keqkuptim,mirëpo këto jane thjesht lëvizje tregtare apo çështje biznesore” tha përfaqësuesi Bledar Gërguri.
Në anën tjetër, autoritetet bullgare kanë bërë të ditur se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe se do të bëhet një analizë e detajuar e të gjitha provave të mbledhura. Prokuroria bullgare po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj disa individëve të përfshirë në këtë skandal.
Rezultatet e hetimeve do të bëjnë te mundur të kuptohet më mirë natyra dhe shtrirja e këtij skandali të paprecedentë.
