Lëndohet në vendin e punës një punëtor në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është lënduar në vendin e punës një shtetas i Shqipërisë. Rasti ka ndodhur dje rreth mesditës dhe po trajtohet si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Sipas policisë, viktima ka kërkuar ndihmë në QKUK, ndërsa rasti ka ndodhur në Prizren.

“Prizren / 06.06.2024 – 13:00. Viktima mashkull shtetas i R. Shqipërisë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se ishte lënduar në vendin e tij të punës”, thuhet në raportin e policisë. /Kosova.info/


Go to TOP