Ambasada amerikane uron për dekadën e bashkëpunimit me FSK-në
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar festimin e dekadës së bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë amerikane.
“Me kënaqësi festojmë dekadën e bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Agjencisë për Reduktimin e Kërcënimeve Mbrojtëse, për të ndërtuar kapacitetet e reagimit ndaj fatkeqësive dhe krizave”, ka shkruar ambasada.
Tutje ata kanë thënë se FSK është e gatshme profesionalisht, falë bashkëpunimit të tyre me Departamentin e Mbrojtjes dhe donacioneve të pajisjeve. /Kosova.info/
