Gruaja nga Klina i lë fëmijët pa përkujdesje, burri e lajmëron policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua dyshohet se është larguar nga shtëpia e saj në Klinë, duke braktisur fëmijët.

Raportimi për largimin e saj nga shtëpia ka ndodhur të shtunën. Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori kompetent .

 “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje”, ka njoftuar PK.

Rasti i cili  është duke u hetuar nga organet e rendit është iniciuar si “Braktisje të fëmijëve dhe  dhunë në familje”. /Kosova.info/

Go to TOP