Tentim vrasje në Graçanicë, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur ditën e enjte në Graçanicë.

Një person dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e dy personave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

 Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa rasti është iniciuar si vrasje në tentativë. 

Go to TOP