Një veturë përfshihet nga zjarri në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
Një veturë është përfshirë sot nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë – Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se deri te zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik”, tha Krasniqi.
Prev Post
Skulpturat me pamje të ‘diskutueshme’
