Policia arreston dy të mitur në Prishtinë, iu gjet një armë me gaz

Janë arrestuar dy të mitur të premten në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, njoftoi policia.

Go to TOP