Zhegrova i jep fitoren Lille me dy golat e tij

Edon Zhegrova të premten ka qenë në ditën e tij më të mirë.

Ai me dy golat e tij i ka dhënë fitoren skuadrës së tij të Lille e cila ka fituar me rezultat 2-1 nga Lens në kuadër të Javës së 26-të të Ligës 1.

Futbollisti kosovar fillimisht ka shënuar në minutën e nëntë e më vonë edhe në minutën e gjashtëdhjetë. 

Golin e vetëm për Lens e ka shënuar Wahi në minutën e 78-të, por kjo nuk ishte mjaftueshme për të ndalur triumfin e Lille.

Pas kësaj fitore, Lille vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë në tabelë, duke sfiduar për pozitat e larta, ndërsa Lens mbetet në vendin e gjashtë, duke shpresuar të rritet në renditje në ndeshjet e ardhshme.

Go to TOP