Iftar mes gërmadhave në Gazë

Lufta në Gazë, më vdekjeprurësja deri tash, nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje teksa muaji i shenjtë i agjërimit, Ramazani, ka nisur mes një krize humanitare që ka çuar pjesën më të madhe të popullsisë palestineze në prag të urisë.  /rel/

Familja palestineze Al-Naji përgatit iftarin në ditën e parë të agjërimit në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit në rrënojat e shtëpisë së tyre familjare në Deir el-Balah, Rripi i Gazës. Lufta në Gazë, më vdekjeprurësja deri tani, nuk tregon shenja të zbutjes me fillimin e Ramazanit mes krizës humanitare ku pjesa më e madhe e popullatës palestineze është në prag të urisë, raporton AFP.
amilja palestineze Al-Naji përgatit iftarin në ditën e parë të agjërimit në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit në rrënojat e shtëpisë së tyre familjare në Deir el-Balah, Rripi i Gazës.

Lufta në Gazë, më vdekjeprurësja deri tani, nuk tregon shenja të zbutjes me fillimin e Ramazanit mes krizës humanitare ku pjesa më e madhe e popullatës palestineze është në prag të urisë, raporton AFP.
Iftar i thjeshtë e jo i bollshëm i familjes Al-Naji. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që ta respektojnë muajin e Ramazanit duke i ndalur luftimet në Rripin e Gazës.
Iftar i thjeshtë e jo i bollshëm i familjes Al-Naji.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që ta respektojnë muajin e Ramazanit duke i ndalur luftimet në Rripin e Gazës.
Palestinezët e zhvendosur presin ushqimin e dhuruar nga organizatat bamirëse para perëndimit të diellit kur përfundon agjërimi i një dite, Rafah, Rripi i Gazës. OKB-ja dhe grupet e ndihmës thonë se vetëm një pjesë e furnizimeve të nevojshme për 2.4 milionë banorët e Gazës janë lejuar që kur Izraeli e vendosi atë nën një rrethim pothuajse total pas sulmit të 7 tetorit 2023.
Palestinezët e zhvendosur presin ushqimin e dhuruar nga organizatat bamirëse para perëndimit të diellit kur përfundon agjërimi i një dite, Rafah, Rripi i Gazës.

OKB-ja dhe grupet e ndihmës thonë se vetëm një pjesë e furnizimeve të nevojshme për 2.4 milionë banorët e Gazës janë lejuar që kur Izraeli e vendosi atë nën një rrethim pothuajse total pas sulmit të 7 tetorit 2023.
Përgatitja e ushqimit për iftar në një tendë në Rafah.
Përgatitja e ushqimit për iftar në një tendë në Rafah.
Palestinezët duke marrë ushqimin që e shpërndanin organizatat bamirëse në Rafah.
Palestinezët duke marrë ushqimin që e shpërndanin organizatat bamirëse në Rafah.
Një burrë duke u lutur para se të bëhet iftar, Rafah.
Një burrë duke u lutur para se të bëhet iftar, Rafah.
Pas mbledhjes së besimtarëve, pason lutja e përbashkët, Rafah.
Pas mbledhjes së besimtarëve, pason lutja e përbashkët, Rafah.
Një pamje nga kampi i përkohshëm për palestinezët e zhvendosur, në ditën e parë të Ramazanit në Rafah.
Një pamje nga kampi i përkohshëm për palestinezët e zhvendosur, në ditën e parë të Ramazanit në Rafah.
Një vajzë mban një pjatë me fasule para iftarit në një kamp në Rafah.
Një vajzë mban një pjatë me fasule para iftarit në një kamp në Rafah.
Randa Baker (djathtas) duke përgatitur ushqim për iftar me nënën e saj në një tendë në kampin e improvizuar në zonën Muvasi të Rripit të Gazës. Derisa bota myslimane e nisi muajin e Ramazanit duke agjëruar, shumë palestinezë në Gazë u zgjuan nga një bombardim që i shtyu banorët të kërkonin përsëri për të mbijetuar dhe trupa në rrënojat e shtëpive të shkatërruara.
Randa Baker (djathtas) duke përgatitur ushqim për iftar me nënën e saj në një tendë në kampin e improvizuar në zonën Muvasi të Rripit të Gazës.

Derisa bota myslimane e nisi muajin e Ramazanit duke agjëruar, shumë palestinezë në Gazë u zgjuan nga një bombardim që i shtyu banorët të kërkonin përsëri për të mbijetuar dhe trupa në rrënojat e shtëpive të shkatërruara.
Palestinezët duke ngrënë iftar në një kamp refugjatësh në Rafah, mes luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe grupit militant Hamas, të cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kreu i OKB-së, Guterres, vlerësoi se vrasja e civilëve në Gaza dhe shkatërrimi i territorit palestinez është në një nivel të paprecedent në shtatë vjetët e fundit sa ka qenë ai në krye të Kombeve të Bashkuara.
Palestinezët duke ngrënë iftar në një kamp refugjatësh në Rafah, mes luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe grupit militant Hamas, të cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kreu i OKB-së, Guterres, vlerësoi se vrasja e civilëve në Gaza dhe shkatërrimi i territorit palestinez është në një nivel të paprecedent në shtatë vjetët e fundit sa ka qenë ai në krye të Kombeve të Bashkuara.
Randa Baker, e cila u zhvendos nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës, var zbukurime dhe drita me vajzën e saj, duke shënuar fillimin e muajit të shenjtë mysliman Ramazanit, në një tendë në kampin e improvizuar në zonën Muvasi të Rripit të Gazës. "Fillimi i Ramazanit ishte i trishtuar dhe i mbuluar në errësirë, me shijen dhe erën e gjakut kudo. Pushtimi izraelit nuk dëshiron që ne të kemi ndonjë gëzim gjatë Ramazanit. Ne nuk kemi ushqim për tryezën tonë të iftarit", tha palestinezi i zhvendosur  Awni al-Kayyal, 50 vjeç.
Randa Baker, e cila u zhvendos nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës, var zbukurime dhe drita me vajzën e saj, duke shënuar fillimin e muajit të shenjtë mysliman Ramazanit, në një tendë në kampin e improvizuar në zonën Muvasi të Rripit të Gazës.

“Fillimi i Ramazanit ishte i trishtuar dhe i mbuluar në errësirë, me shijen dhe erën e gjakut kudo. Pushtimi izraelit nuk dëshiron që ne të kemi ndonjë gëzim gjatë Ramazanit. Ne nuk kemi ushqim për tryezën tonë të iftarit”, tha palestinezi i zhvendosur  Awni al-Kayyal, 50 vjeç.
Go to TOP