Humbet Akil Gjakova

Xhudisti kosovar Akil Gjakova nuk ia ka dalur në duelin e dytë në Grand Prix të Austrisë, në Linz.

Gjakova u ndal në luftën e dytë në kategorinë deri 73 kg. Garuesi ynë humbi me wazari në kohën shtesë nga xhudisti i Azerbajxhanit, Rashid Mammadaliyev.

Akil Gjakova e nis me fitore turneun Grand Prix Upper Austria

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka nisur me fitore aventurën në Grand Prix Upper Austria.

Gjakova duelin e parë ishte i lirë, ndërkaq, në ndeshjen e dytë e mundi me Wazaari, garuesin nga Irlanda Joshua Green në kategorinë -73 kg.

Xhudisti jonë në duelin e tretë do të ndeshet me garuesin nga Azerbajxhani Rashid Mammadaliyev.

Go to TOP