Policia kontrollon një shtëpi në Gjilan, gjen këto llojë të armëve
Policia ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Partesh.
Sipas komunikatës për media, kontrollimi është bërë për shkak të një hetimi të rastit “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
1.Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,
2.Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë
3.Një (1) pushkë ajrore
4.Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm
5.Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39
6.Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15
7.Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15
8.Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39
